...
Sot shënohet dita e gjashtë e protestës së mijëra qytetarëve para Kryeministrisë, të cilët kundërshtojnë projektin në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Njëra nga protestuesit deklaroi se pushteti ka tentuar ta delegjitimojë protestën dhe në fillim i kanë cilësuar si greke, pastaj si rusë, ndërsa sot kryeministri Edi Rama Rama i ka cilësuar si iranianë.
“Në fillim na thanë se jemi greke, pastaj na tha se jemi rusë, ndërsa sot kemi dalë edhe iranianë. Pushteti që i ka ardhur fundit nuk e kupton se këtu ka shqiptarë të mirë, shqiptarë të lirë që e duan Shqipërinë vetëm për shqiptarët”, tha ajo.
Një tjetër protestues u shpreh se protesta nuk ka qëllim vetëm Zvërnecin dhe Nartë, pasi qëllimi është Rama dhe Berisha në burg.
“Shoh shumë njerëz që flasin me apo pa dëshirë e çojnë gjithë interesin te Narta, Zvërnecin. Nuk jemi vetëm për Zvërnecin, atë do e marrim pasi të çlirojmë Shqipërinë nga këto dy persona. Rama në burg Berisha në burg.
Dhe mos harroni se studentët që hodhën poshtë komunizmin ishin pa bukë në bark, ju jeni me AMG. Zgjohuni se jeni me gjak shqiptari. Mos lejoni asnjë parti të marrë kreditet e protestës”, tha