... Nami.al

Zvërneci/ Rama: Hetimi i SPAK nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot banorët e Zvërnecit, ku do të shtrihet edhe projekti, që ka nxitur protesta.

Rama u shpreh se hetimi i SPAK nuk është për projektin, por është për një subjekt që ka shitur tokën, ndërsa përsëriti se përshëndet hetimet e SPAK.

“Ka njerëz që nuk kanë pronat e tyre me letra, por i kanë me fjalë apo të tjera. Çdo gjë shikohet në hipotekë. Për sa kohë ajo tokë është blerë nga investitorët, ajo është tokë e investitorëve ligjërisht për shtetin. Për një subjekt që ka shitur tokën, ka rezultuar se ka hetim për një subjekt. Prandaj është bllokuar fondi, por transaksioni ka ndodhur.

Fondi është bllokuar. Investitorët janë pronarë sot. Hetimi është pozitiv për këdo që fiton pronën me gjykatë. Hetimi nuk është për projektin, nuk zhvillohet për zhvillimin atje. Hetimi është për një subjekt që ka shitur tokën. Kush merr nga gjykata letrën që është trashëgimtar, do marrë paratë që i takon”, tha Rama.

Rama kujtoi gjithashtu se që në momentin kur u bë publik interesi i familjes Trump për investim në Shqipëri, kishte bërë dallimin mes rolit të qeverisë dhe çështjeve që lidhen me pronën private.

“Kur ka dalë për herë të parë çështja e interesit të familjes Trump për Shqipërinë, kam thënë që Sazani është një çështje që i përket qeverisë, ndërsa pjesa përballë është një çështje që i përket pronarëve privatë. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët”, deklaroi kryeministri.

Duke u ndalur te hetimet që janë përmendur publikisht në lidhje me këtë çështje, Rama theksoi se ato nuk lidhen me kompaninë apo investimin.