...
Një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me disa prej pronarëve të tokave në Zvërnec, qindra qytetarë kanë mbërritur për të protestuar kundër projektit të shumëpërfolur.
Me thirrje si “larg duart nga Narta” ata shpalosën flamurin gjigand kuqezi duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të anulojë projektin e njoftuar ku sipas tij investitorë do jenë 2 vëllezër nga Katari.
Prej gati 1 jave, vendi është përfshirë nga protesta paqësore për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe rrëzimit të Qeverise.
Ajo që nisi si një marshim, kundra projektit, tashmë ka ndezur Tiranën, ku nuk kane munguar thirrjet per revolucion.