...
Një incident i rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku efektivi i policisë, Loren Rama, është sulmuar me thikë gjatë kryerjes së detyrës pranë zonës së “Casa Italia”.
Sipas raportimeve, autori Dorian Kaso i është afruar punonjësit të policisë nga pas, duke i mbajtur një thikë në qafë.
Falë reflekseve të shpejta, efektivi Rama ka arritur të neutralizojë agresorin në kohë.
Autori është shoqëruar në komisariat, por deri më tani nuk ka dhënë shpjegime mbi motivet e këtij sulmi.
Në dëshminë e zbardhur që efektivi ka dhënë, ai ka përshkruar momentin kur është sulmuar nga pas:
“Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja fare. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart,” ka sqaruar efektivi.
Pas reagimit të policit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të tjera të rendit që ndodheshin në zonë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i shtetasit Dorjan Kasa. Atij iu sekuestrua edhe thika me të cilën sulmoi efektivin te vizat e bardha.
Megjithatë, edhe pas shoqërimit në komisariat, skena mbetet e rrethuar nga misteri.
Gjatë marrjes në pyetje, Kasa ka zgjedhur të kyçë gojën përpara hetuesve, duke mos dhënë asnjë deklarim apo shpjegim mbi motivet dhe arsyen se pse tentoi të godiste me thikë në qafë oficerin e policisë.