...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi mbahent në “Pallatin Labëria”.
Përveç banorëve të Zvërnecit, marrin pjesë edhe persona nga strukturat e bashkisë.
Banori: Jam një nga pjesëtarët, pretenduesit e pronës ku është vënë gardhi. Është folur shumë, përveçse ne. Kam një vërejtje personale për ju, çështja jonë është akoma duke u gjykuar, unë nesër jam ende në gjyq, për kthimin para një jave të pronës. Ju thatë që ajo tokë është e trashëguar dem baba dem. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Ne nuk kemi folur nuk ka pyetur askush. S’kemi patur zë dhe u ndjeva vërtet i atakuar dhe i prekur nga deklarata juaj.
Kryeministri Edi Rama: Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalën dhe kam thënë që toka është kthyer dem baba dem. Nuk është kthyer në këtë periudhë të kësaj qeverie. Pronat e kthyera janë prona që janë të trashëguara. Pastaj a ka kthime të gabuara apo të padrejta, ka plot, por këtë nuk e vendos unë, qeveria apo hipoteka. Këtë e vendos vetëm gjykata. Më vjen keq që je ndjerë i lënduar, por nuk më ke kuptuar ashtu siç duhet. Unë nuk kam takuar asnjë nga pronarët. Nuk ia kam idenë fare, se për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët me pronarët, është një çështje private. Unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë që Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, sa i takon marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është çështje pronarësh. Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, është diçka tjetër.