... Nami.al

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar/ Nga Aldo Bumçi e Arben Imami te Bujar Kapexhiu e Julian Deda, emrat e njohur që mbetën jashtë listës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të bëjë ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re një numër emrash që ishin pjesë e strukturës së mëparshme.

Nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.

Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina, si edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve.

Lista e demokratëve që u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD:

Aldo Bumci

Andi Mustafai

Arben Imami

Bujar Kapexhiu

Dasho Aliko

Dorel Memoçi

Eliona Gremi

Elton Bano

Edlira Bushati

Esmeralda Metko

Fatbardha Kadiu

Florin Kurmekaj

Florion Mima

Gentian Mishova

Ibrahim Morina

Imanuel Çaushaj

Irena Progni

Julian Deda

Klara Bici

Klaus Shaqiri

Lediana Fratari

Lorin Hoxha

Malbor Duka

Matilda Qyrku

Mariglen Kurtballaj

Minushe Lazaj

Nadire Meçorapaj

Osman Stafa

Qemal Çejku

Robert Budina

Rudina Hajdari

Sajmir Mulgeci

Shkëlqim Hoxha

Spiro Vaso

Voltana Ademi

Xheraldo Dashi

Xhulian Guçe

Zyrafete Kulla

/TCH