... Nami.al

“Ku guxon të merresh me mua”, momenti kur dhunohet zv.ministri i Albin Kurtit!

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka sulmuar fizikisht kreun e LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ku ky i fundit edhe e konfirmoi përmes një postimii.

Disa aktivistë të Lëvizjes VetëVendosjes po qëndronin në një kafe në Skenderaj.

Sami Lushtaku iu afrua Mehanit duke i thënë: “Ku guxon të merresh me mua?”, e më pas dyshohet se e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime dhe gjakosje.