...
Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Me këtë vendim, masa e sigurisë “arrest në burg” rikthehet në fuqi për Kokën, të cilit i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur në qeli,
Gjykata ndryshoi gjithashtu vendimin për Jetmir Llapaj, duke e deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Apeli e dënoi me 1 vit burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 8 muaj burgim.
Gjithashtu ndaj tij u vendos ndalimi për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.