...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi tha se të gjitha shoqatat e transportit do të subvencionohen me 50 lekë për litër nafte si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa ministri bëri me dije së kompensimi do të nisë që nga muaji mars kur kriza afektoi dhe çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri.
“Në kuadër të masave subvencionuese për kohën e krizës së hidrokarbureve, për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.
Jem ulur me shoqatat dhe me përfaqësues të bashkisë e ministrisë së Ekonomisë dhe kemi dëgjuar shqetësimet. Ne dhamë fjalën që do të kishim një masë subvencioneve.
Bëhet fjalë për 50 leke për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik. Një lajm i mirë tjetër është që këtë masë do e fillojmë që n muajin mars kur kishim dhe fillimin efekteve të krizës”, tha Karakaçi.