...
A.P dëshmoi në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë për atentatin ndaj Arian Ndojës dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën shoferi, Andi Maloku.
Dëshmitari është personi në tokën e të cilit atentatorët braktisën automjetin bashkë me armët pas ngjarjes së nëntorit 2019. Makina u gjet nga fëmijët e tij.
“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb.”
Gjyqtari Paulin Cera e pyeti dhe njëkohësisht e ftoi dëshmitarin të bëjë kallëzime në polici dhe në Prokurorinë e Posaçme.
Po ashtu, prokurori i SPAK Adnan Xholi i tha se menjëherë do t’i vinte në dispozicion hetuesit e BKH për të ndjekur shqetësimet e tij lidhur me kërcënimet, por dëshmitari tha se e kishte vendosur të largohej nga Shqipëria.