... Nami.al

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të mërkurën çmimet e karburanteve.

Në mbledhjen e radhës u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 187  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Cimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.