...
Deputetja socialiste Iris Luarasi, thotë se do të kërkojë kastrimin kimik të pedofilëve.
Ajo thotë se këtë propozim do ta bëjë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Parlament.
“Kastrimi kimik i pedofilëve. Dikur e propozova si aktiviste e shoqërisë civile.
Tani do ta risjell në Parlament si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
E di që do të ketë debat.
E di që shumë do të shqetësohen më shumë për të drejtat e abuzuesve sesa për jetën e fëmijëve që mbajnë trauma përjetë.
Por ndonjëherë shoqëria duhet të vendosë qartë në anën e kujt qëndron.
Ka krime që nuk mund të trajtohen me indiferencë burokratike dhe as me dënime që mbarojnë sapo dalin nga dera e burgut.
Koha për një debat real ka ardhur”, shkruan ajo.