... Nami.al

Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami: Ja arsyeja

Pas kërkesës së tij për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë-Krujës sepse i rrezikohej jeta, Drejtoria e Burgjeve e ka transferuar sërish Durim Bamin.

Bami është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Nuk bëhen të ditura shkaqet, por sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha pranë sistemit penitenciar, siguria e Bamit është një nga arsyet.

Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.

Për këto kontrolle, tha Anila Hoxha, ka një plan masash të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që synon të pastrojë qelitë nga telefonat dhe sendet e ndaluara, e po ashtu të bllokojë edhe takimet speciale të disa të burgosurve VIP, që ka të dhëna se takohen me vajza dhe gra që nuk janë bashkëshortet e tyre.