...
Një nga biznesmenët më të fuqishëm të turizmit në Kinë humb jetën në Shqipëri.
Li Jianhong, themelues i resortit gjigant të skive “Silkroad Mountain” dhe drejtues i “Xinjiang Grand Scape Group”, vdiq në një aksident në aksin Librazhd–Elbasan, pranë Xibrakës.
60-vjeçari ishte në një udhëtim biznesi, ndërsa nga përplasja mbetën të plagosur edhe 6 persona.
Nga një inxhinier në telekomunikacion, Li ndërtoi një perandori me qindra miliona dollarë dhe mijëra punonjës.
Por përtej biznesit, ai ishte një aventurier ekstrem: ngjiti Everestin, K2 dhe përfundoi sfidën “Explorer’s Grand Slam”, duke arritur edhe në të dy polet e Tokës.
Një jetë mes majave më të larta të botës, që u ndërpre papritur në një rrugë shqiptare./Marr nga ChinaDaily