...
Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare Hatice Kocaefe nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95,000 euro motrës së saj, nga e cila kishte blerë dardha.
Sipas mediave turke, Cetin vrau avokaten e re pasi ajo kishte nisur procedurat ligjore kundër tij për këtë borxh.
“Kërcënimi më i madh”, gjenerali amerikan: Kina tashmë është rivale ushtarake e barabartë me SHBA
Ai dyshohet se i ka kërcënuar dy motrat në telefon, duke kërkuar që ato të tërhiqnin procedurat ligjore kundër tij, me Kocaefe që iu përgjigj negativisht dhe deklaroi se do të vazhdonte normalisht.
Cetin u zuri pritë dy motrave ndërsa ato ishin me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje që zotëronin.
Cetini qëlloi nga brenda makinës së tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.
Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht, 26-vjeçarja Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë./reflexhaber