...
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia biznesmenin Ervis Lami, pjesë e dosjes së ARRSH ku së bashku me Evis Berberin e 20 të tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.
Lami u lirua nga qelia pak ditë pasi SPAK kërkoi që biznesmeni të dënohej me 4 vite shërbim prove, pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Referuar dosjes së SPAK, Ervis Lami figuron pronar fiktiv i kompanisë ‘DAAM shpk’, pas të cilës fshihej Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i cili ishte pronari faktiv.
Kësaj kompanie Berberi i ka dhënë një numër të konsiderueshëm tenderash me vlera të mëdha në pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Efeciencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.