... Nami.al

“Nuk na tret dheu pa e parë Berishën në burg” – Balla tregon të “vërtetën” e kësaj deklarate dhe nëse Rama do paraqitet në gjyq

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, ka përfunduar dëshminë në GJKKO, e cila zgjati mbi tre orë e gjysmë.

Ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, jashtë ambienteve të GJKKO.

“Për kallëzimet që kam bërë janë përgjegjësia ime individuale. Ia kam thënë edhe gjykatës. Zotëria tha ‘keni deklaruar në Kuvend që nuk na tret dheu pa parë Berishën në burg’.

Kjo është për ngjarjen e 21 janarit. Nuk ndikojmë kurrë në veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

Çështja është regjistruar në vjeshtën e 2024, ka kaluar 1 vit e gjysmë. Koha ka qenë e mjaftueshme”-tha Balla për mediat.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit te gjyqi në  dosjen “Partizani”, Balla tha se “përgjegjësia është inviduale”.