... Nami.al

Efektivët përplasen me banorët, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë

Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara nga prania e banorëve të Gjoricës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre.

Sipas tyre, ky projekt cenon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre.

Banorët pretendojnë gjithashtu se procesi i miratimit të projektit është shoqëruar me parregullsi, pasi firmat në mbështetje të paneleve, sipas tyre, janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë.

Kjo ka rritur edhe më shumë pakënaqësinë dhe mosbesimin ndaj vendimmarrjes së autoriteteve lokale.

Situata është tensionuar më tej nga prania e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë penguar hyrjen e banorëve në sallën e mbledhjes.