...
Me 41 këshilltarë prezentë në sallë Këshilli Bashkiak i Fierit votoi për kreun e ri të Këshillit teksa më herët me një mocion shkarkimi, grupi socialist i kërkoi Antoneta Cunaj të jepte dorëheqjen.
Në këtë mënyrë Antoneta Cunaj shmangu votimin për shkarkimin e saj duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e kreut te ri të këshillit.
Melsi Bogdani u propozua nga grupi me i madh politik në Këshilli bashkiak të Fierit si pasardhës i znj. Cunaj.
Ajo nuk ka pranuar votim të fshehtë duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme, ndërsa në fjalën e saj ka vlerësuar punën tre vjeçare të këshillit nën drejtimin e saj duke theksuar se të gjitha vendimet e marra nën drejtimin e saj janë miratuar nga Prefekti i Qarkut dhe asnjë prej këtyre vendimmarrjeve nuk është kthyer për ndonjë parregullsi apo të jetë hapur ndonjë konflikt gjyqësor.
Ajo ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të kontribuojë si këshilltare në funksion të vendimmarrjeve të drejta për komunitetin.
Pasi komisioni i mandateve u mblodh për të verifikuar kërkesën e këshilltarëve të grupit socialist, vijoi procesi i votimit për kreun e ri të Këshillit Bashkiak, ku Melsi Bogdani u votua shumicë kartonash, me vetëm një votë kundër.
Në fjalën e tij kryetari i ri Melsi Bogdani pasi ka vlerësuar punën e ish kryetares Çunaj ka pohuar se këshilli do të kalojë në një tjetër nivel.
Ndërkohë i gjithë procesi u monitorua nga deputetët Ramion Kurti dhe Erio Mile.