... Nami.al

Përfundon pas dy orësh kontrolli në paraburgimin e Vlorës, nuk gjenden sende të paligjshme

Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë përfunduar kontrollet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, të cilat zgjatën rreth dy orë.

Sipas burimeve  të policisë së burgjeve, gjatë verifikimeve nuk janë konstatuar mjete apo sende të paligjshme brenda ambienteve.

Pas përfundimit të këtij aksioni, forcat operacionale janë larguar nga Vlora për të vijuar kontrollet edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit në vend.