... Nami.al

A ka një marrëveshje të “fshehtë” me Ramën? Ja si përgjigjet Berisha!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët mbi pretendimet se ekziston një marrëveshje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa i cilësoi këto deklarata si “logjikë primitive” dhe propagandë, që sipas tij kanë qëllimin të përmirësojnë figurën e nxirë të kryeministrit.

Berisha argumentoi se, pasi është “demaskuar” para opinionit publik, Rama po përpiqet të krijojë perceptimin se kundërshtarët e tij janë të njëjtë me të.

“Tani që është demaskuar para shqiptarëve dhe botës, thotë që edhe Berisha është njësoj si Rama, në një kohë kur nuk japin dot një argument, një fakt të vetëm që mund të krahasojë këta dy persona. Në asgjë dhe në asnjë fakt”, tha ai, ndërsa shtoi se “Edi Rama nuk e mposht dot Sali Berishën, u përpoq me të gjitha mënyrat, të arkivonte politikisht, u përpoq me atentate fizike, me çdo mënyrë, dështoi dhe do dështojë”, tha Rama.

Sali Berisha: Është një logjikë primitive sipas së cilës Edi Rama arrestoi Sali Berishën, por nuk e ka arrestuar. Sipas të cilës Edi Rama loboi me të gjitha paratë e tij për sanksionimin e Sali Berishës, por nuk e ka bërë këtë. Çfarë ndodh, pse kjo propagandë?

Duan të mirësojnë figurën e nxirë të Edi Ramës, të krahasojnë të pakrahasueshmet. Është e vërtetë kjo, por unë i kam thënë shqiptarëve që mafia më e rrezikshme se ajo e kokainës është ajo e fjalës së lirë dhe atë e ka në dorë Rama.

Tani që është demaskuar para shqiptarëve dhe botës, thotë që edhe Berisha është njësoj si Rama, në një kohë kur nuk japin dot një argument, një fakt të vetëm që mund të krahasojë këta dy persona.

Në asgjë dhe në asnjë fakt. I vetmi fakt është se Edi Rama nuk e mposht dot Sali Berishën, u përpoq me të gjitha mënyrat, të arkivonte politikisht, u përpoq me atentate fizike, me çdo mënyrë, dështoi dhe do dështojë, dhe ata të cilët bëjnë këtë krahasim duan të përmirësojnë sadopak figurën e nxirë të Edi Ramës. Unë ju pyes ju, më thoni mua qoftë dhe një fakt ku mund të krahasohemi.