... Nami.al

Vizita në Shqipëri, ambasadori i SHBA në NATO zbulon detaje nga takimi me Ramën dhe pse vizitoi bazën ajrore të Kuçovës

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri.

Whitaker shkruan se zhvilloi një tur informues mbi Bazën Ajrore të Kuçovës me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Sa i përket takimit me kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se folën lidhur me objektivin e Presidentit amerikan, Donald Trump për shpenzime mbrojtëse prej 5% të PBB-së.

“Në Shqipëri, pata një tur informues mbi Bazën Ajrore të Kuçovës nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Shqipëria është gjithnjë e më e aftë në mbrojtjen kibernetike, e përkushtuar ndaj Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, dhe më shumë.

Duke diskutuar me Kryeministrin Rama dhe ekipin e tij, theksova se mezi presim të shohim se çfarë mund të arrihet më shumë për lëvizshmërinë ushtarake sapo Shqipëria të arrijë objektivin e Presidentit Trump për shpenzime mbrojtëse prej 5% të PBB-së”, shkruan ai.