... Nami.al

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person!

Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, para komisariatit në Tiranë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion dhe një motor, ku drejtuesi i motomjetit ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.