... Nami.al

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike.

“Më 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore.

Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij.

Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”, tha Berisha.