...
Gentian Gjylit iu komunikuar zyrtarisht zgjatja e hetimeve me 3 muaj nga Prokuroria e Posaçme.
Gjyli mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. SPAK zgjati afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë, ku Gjyli është i pandehur bashkë me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, Erald Elezin dhe 2 të tjerë.
Gjatë kohës kur është zhvilluar tenderi i Tunelit të Llogarasë, Gjyli ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ai ndodhet në masën arrest shtëpie i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
SPAK e ka arsyetuar shtyrjen e afateve hetimore me kompleksitetin e hetimeve dhe numrit të lartë të këqyrjeve dhe ekspertizave, të cilat marrin kohë.