... Nami.al

Përfundon ekspertiza për zjarrin në pallatin tek Farmacia 10, ja cili është shkaku i rënies së flakëve

Shërbimi zjarrfikës përfundon ekspertizën për zjarrin e datës 14 prill në Tiranë dhe ja dorëzon rezultatet Prokurorisë.

Shërbimi zjarrfikës ka arritur në përfundimin se shkak i zjarrit janë faktorë të jashtëm (që do të thotë nuk është neglizhenca e shërbimit aty, as shkëndija elektrike dhe as bombël).

Vatra e zjarrit është karroca dhe nga pamjet është e dukshme që zjarri nis tek mbeturinat pesë sekonda mbasi largohen fëmijët.