...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku u prit në ambientet e Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.
Në një njoftim zyrtar, ambasada bëri të ditur se gjatë vizitës, Whitaker u njoh me marinsat amerikanë dhe stafin amerikan e shqiptar që kanë marrë pjesë në operacionet e NATO në Afganistan dhe Irak.
“Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Vizita vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si pjesë e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të aleancës euroatlantike.