...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës.
Sipas të dhënave paraprake, një Mercedes me drejtues R. M. nga Borizana është përplasur me një Pasat që drejtohej nga N. R. nga Mirdita.
Për pasojë, N. R. është plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, T. L., ka humbur jetën.
Gjithashtu, një grua që ndodhej në biznesin e saj pranë vendit të ngjarjes është plagosur pasi u godit nga një pjesë e automjetit Pasat.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia e lartë e Mercedesit, ndërsa policia vijon hetimet.