...
Kryeministri EdI Rama foli në asamblenë e PS-së në Dibër për Rrugën e Arbrit dhe zhvillimin e kësaj zone.
“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cilat kanë të gjitha vlerën e tyre, por pa dashur aspak që t’ju bëj lavde, dua t’ju them që tre mandatet fituese të këtij qarku, të cilat janë pa diskutim rezultat i mobilizimit, i angazhimit, i disiplinës tuaj, janë tre mandate që shkëlqejnë, jo thjesht si tre mandate, por edhe për rezultatin që ato tre mandate pasqyrojnë një rezultat, një rezultat spektakolar që e kam thënë edhe në asamble të tjera, ka bërë një spostim që pakkush, Ulsiu e preku pak, pakkush do ta mendonte, kur ne e kemi filluar këtë rrugëtim bashkë, ku në 12 qarqe që ka Shqipëria, në katër të parat është edhe Dibra.
Fatmirësisht “Rruga e Arbërit” tani nuk është më një projekt, as një premtim, por nuk është më asnjë vepër aktuale, është një vepër që i takon mandatit që ne lamë pas, por ama sot janë frutet e para të “Rrugës së Arbërit” që po fillojnë të dalin, që po fillojnë të preken.
Pasuria e patundshme e banorëve, trashëgimtarëve të kësaj zone është rritur në vlerë, është rritur në vlerë toka, është rritur në vlerë metri katror. Kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi dhe në këtë territor, që deri dje ishin minimale, sot janë rritur dhe kushtet për të sjellë më shumë investime nga fitimet dhe kursimet e djemve dhe vajzave të këtij territori në emigracion, janë më të mira se kurrë.
Prandaj, unë kam shumë besim që këto vite do të jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone, edhe në aspektin e ripërtëritjes për sa i përket popullsisë, sepse një tendencë që ka filluar, për shembull në Berat, janë regjistruar më shumë kthime sesa largime, unë jam i bindur që është një tendencë që do të shfaqet edhe këtu, pasi tanimë Dibra është shumë afër kryeqytetit.
Është tamam “jastëku” i kryeqytetit, “jastëku” i gjelbër i kryeqytetit, por është dhe mjaftueshëm në distancë për të pasur ato që në kryeqytet, është shumë vështirë që t’i gjesh, me gjithë këtë natyrë kaq të pranishme deri në kufirin e vogël të qytetit dhe gjithë potencialin e madh të zhvillimit rreth e rrotull të qytetit”, u shpreh Rama.