... Nami.al

50 mijë euro për pasaportë false/ Emigrim ilegal me anë të dokumenteve të falsifikuara, “bum” kërkesash nga të huajt

Emigrimi drejt një jete më të mirë në europë apo amerikë ka qenë gjithmonë një ëndërr për shumicën e shqiptarëve.

Për realizimin e të cilës gjithmonë kanë sakrifikuar shumë duke ndërmarrë edhe risqe nga ikja me anie apo gomone deri te fshehja në kamionë apo në një identitet të rremë.

Pikërisht kjo e fundit është më e përdorura tashmë ku për një pasaportë të falsifikuar të huaj paguhen shifra që kapin vlerën e 20-50 mijë euro. Hetimet bashkë edhe me autoritetet e huaja kanë zbuluar laboratorë të prodhimit të tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë vitit që lamë pas policia e shtetit ka konstatuar  260 dokumente të falsifikuara të përdorura nga 172 shtetas nga të cilët 131 shtetas shqiptarë dhe 41 shtetas të huaj.

Referuar statistikave të policisë së shtetit në 3 mujorin e parë të vitit 2026 panorama paraqitet disi ndryshe. Në 89 dokumente të falsifikuara që janë konstatuar ato janë poseduar nga 48 shtetas të huaj dhe vetëm 6 shqiptare. Dokumentet e falsifikuara janë kryesisht italiane dhe gjermane.

Për të fshehur identitetin e vërtetë apo për ta bërë të besueshme vlefshmërinë e pasaportës së huaj në falsifikuar shpesh falsifikohen edhe viza ose leje qëndrimi dhe dokumente identitetit.