...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se problemet në zhvillimin rural nuk lidhen me mungesën e fondeve, por me projektet dhe aplikimet, duke theksuar se mbështetja financiare është rritur ndjeshëm.
Gjatë fjalës së tij me fermerët në Dibër, Rama shtoi se bashkitë duhet të jenë aleate të fermerëve dhe paralajmëroi se pa realizimin e projekteve konkrete si agroturizmi dhe shoqëritë e bashkuara, nuk mund të pretendohet pjesëmarrje në garën politike.
Rama: Problemi është tek projekti dhe aplikimi, paratë janë. E kemi rritur ndjeshëm mbështetjen. Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkive. Po nuk bëtë 10 agroturizma me paketën e maleve dhe 3 shoqëri të bashkuara, mos hajdeni të pretendoni të kandidoni më. Bashkitë duhet të jetë aleatët e fermerëve. Peshkopia, me gjithë respektin është shumë e vogël, dhe Dibra është shumë e madhe. Pasuria e Dibrës është tek këto toka, male, turizmi. Rruga e Arbit i sjell të gjithë këtej. Kjo është e mundur.