... Nami.al

Ndryshime në Policinë e Fierit, emërohen drejtori i ri dhe shefi i komisariatit!

Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në qarkun, Fier.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka qenë sot i pranishëm në Fier, ku është zhvilluar prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Vendore.

Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është emëruar Erion Ahmeti, i cili zëvendëson në këtë detyrë drejtuesin e komanduar, Oliger Torba.

Ky i fundit është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Komisariatit të Policisë Fier.

Anesti Salaj është zëvendësuar nga Gerald Toska, i cili do të marrë drejtimin e komisariatit.

Këto lëvizje vijnë pas ndryshimeve të fundit në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Skënder Hitës në krye të institucionit.