...
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
“Prishjen e vendimit nr. 56 datë 07.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, thuhet në dispozitivin e Gjykatës Supreme.
Më herët Strasburgu kishte konstatuar shkelje për rastin në fjalë.
Kujtojmë se Gëllçi u hetua për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së, i nënshkruar në nëntor të 2018-së.
Ishte ky tender që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni.
Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.