... Nami.al

Donald Trump urdhëron Marinën amerikane: Të qëllohet çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se i ka dhënë urdhër Marinës amerikane të qëllojë çdo anije që vendos mina në Ngushtica e Hormuzit, në mes të tensioneve të shtuara në këtë zonë strategjike.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se “nuk duhet të ketë asnjë hezitim”, duke theksuar se çdo anije e përfshirë në vendosjen e minave duhet të neutralizohet.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo anije, qofshin ato anije të vogla që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim”, shkruan Trump.

Ai shtoi gjithashtu se forcat amerikane janë duke vepruar në terren, duke theksuar se anijet “pastruese të minave” janë aktualisht në operacion për të siguruar kalueshmërinë në ngushticë.

Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane bëri të ditur se ka urdhëruar 31 anije të kthehen në port që nga fillimi i bllokadës së Ngushticës së Hormuzit.

Të dielën, SHBA-të njoftuan se kishin ndaluar anijen mallrash me flamur iranian “Touska”, e cila sipas tyre nuk iu përgjigj thirrjeve për ndalim, ndërsa Irani e cilësoi ndërhyrjen si një “akt piraterie të armatosur”.