... Nami.al

“Plumbi i Artë”, Erjon Alibej tregon si u njoh me “Lentin”: Folëm kur iu bë atentati në Durrës!

Seanca e rradhës për dosjen “Plumbit të Artë”, është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme.

Para togave të zeza ka dëshmuar Erjon Alibej, i cili ka treguar se si është njohur me Plaurent Dervishajn. 

Alibej tregon se me Plaurent Dervishajn njihet që prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli.

Sipas tij, arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes së Alibej, pasi ky i fundit donte të mësonte se kush i kishte kryer krimet në familjen e tij.

Alibej rrëfen ndër të tjera, se Dervishaj kishte aplikacion EnchoChat dhe Sky Ecc, ku në Sky kishte pseudonimin “Barcelona”.

Erion Alibej: Plaurent Dervishajn e njoh prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli. Jemi takuar tek “Liri i Cigareve”, ka fabrikë në Librazhd. Plaurenti erdhi me një djalë tjetër, më vonë e identifikova që ishte “Mond Çekiçi”. Ishte me automjet BMË seria 7, bojqielli e errët. Arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes time. Unë po interesohesha se kush i kishte kryer krimet ndaj familjes time. Plaurenti njihej si “Lenti”. Kam patur aplikacion EnchoChat dhe Sky Ecc.  
Pseudonimet e mia kanë qenë “Noku” dhe “Kumi”. Plaurenti kishte të dyja platformat. Te Sky e kishte pseudonimin “Barcelona”.  Kemi komunikuar kur atij iu bë atentati në Durrës. I them shyqyr që shpëtove. Çfarë merrja unë vesh për atentatin ndaj tij, ia thoja atij. Ai e gjykonte vetë se çfarë vlerësonte si informacione. Në takimin me Plaurentin, emrin e Redjan Rraja e kam dëgjuar për herë të parë kur iu bë atentat një prokurori. Kur u bë atentati e dija mirë që e kishte bërë ai. Kur e pyes Plarentin dhe i them që po si është e mundur që u zbulua kaq shpejt autori, emrin e Redjan Rrajës ma ka thënë Plaurenti. Më thotë po, e kam shok dhe i është futur çunave me zor në makinë, donte të merrte pjesë dhe ai,” tha Erjon Alibej.