... Nami.al

Një ditë më parë hodhi akuza, Spiropali bën një hap përpara dhe nis takimet me “strukturën fosile”

Një ditë më parë, Elisa Spiropali deklaroi se PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile me emërime okulte, ndërsa akuzoi se institucionet përdoren si hanxhar.

Por ditën e sotme, Spiropali duket se i ka harruar kritikat dhe ka publikuar në rrjetet sociale një takim në zonën e Liqenit të Thatë, me strukturat socialiste.

“Kudo dhe kurdo me socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Dje, Spiropali tha se institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.