... Nami.al

E rëndë në Itali! Shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje (EMRAT)

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e sotme fshatin Cossombrato, në provincën e Asti-t në Itali, ku një burrë shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj, përpara se të kryente vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mundshëm mes çiftit.

Astrit Koni, 57 vjeç shqiptar, vrau ish-gruan e tij, Drita Koni, dhe partnerin e saj të ri me një gërshërë, e cila përdoret zakonisht për prerjen e degëve të pemëve.

Pas vrasjes, ai u hodh nga kështjella e fshatit, ku punonte si kopshtar.

Çifti shqiptar kishin jetuar në Itali për rreth 20 vjet, ku kishin krijuar një jetë të qetë, por duket se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar me tensione.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes. Karabinierët po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti të ndodhur para vrasjeve dhe po kërkojnë informacione, që mund të ndihmojnë në sqarimin e këtij rastit.

Komuniteti i Cossombrato dhe gjithë zona përreth janë të tronditur nga humbja e dy jetëve dhe nga akti tragjik që shënon fundin e një historie dhune të paimagjinueshme.