...
Kukës, 18 prill 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar gjatë minutave të fundit në segmentin Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqnit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e disa personave që ndodheshin në të.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarve nga mjeti dhe transportimin e tyre për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.