... Nami.al

I mituri rrëzohet aksidentalisht nga biçikleta, dërgohet me urgjencë në spital

Një 13-vjeçar ka marrë lëndime pasi është rrëzuar nga biçikleta, bën me dije policia e Shkodrës.

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa.

13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.