...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe Kosova mbeti sërish pa president.
Në një video në rrjetet sociale, Osmani shprehet se aty ku ka propagandë duhet ta mbrojmë të vëtetën.
Ajo tha se, se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli.
Vjosa Osmani: Mbrëmë ka qenë natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët në momentet edhe shumë më të rënda. Ka ardhur momenti që të jepim dashni, për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft me urrejtje, përçarje, ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Iu ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli.