... Nami.al

EMRAT/ Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj!

Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë të tjera ndryshime, me firmë të drejtorit të ri, Skënder Hita.

Kështu Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit.

Ky pozicion ka rol kyç në hetimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me krimin ekonomik dhe financiar në nivel kombëtar.

Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.