...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku sipas raportimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.