...
Deputeti Ervin Salianji, vijon të mbetet aktiv në rrjetet sociale, ndonëse prej ditës së djeshme ai ndodhet në burgun e Fierit ku ka nisur të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie.
Mesa duket, para vetëdorëzimit në polici dhe transferimit drejt burgut, Salianji ka dorëzuar kodet e rrjeteve sociale te njerëzit e tij të afërm që vijojnë t’i mbajnë ato aktive.
Prej andej, Salianji dhe njerëzit e tij shpërndajnë mesazhe motivuese për demokratët, por edhe falënderimi për ata që iu gjendën pranë, siç është edhe mesazhi më i fundit.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, thuhet në postim.