... Nami.al

Të “fortët” në burgun e VIP-ave në Durrës kapen mat me “iPhone”, njëri prej telefonave i përkiste…

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Durrësit, aty ku edhe vuajnë dënimin politikane dhe zyrtarë.

Si rezultat i kontrolleve u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë, ku njëri  prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit, Behar Gurguri.

Ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

Njoftimi i drejtorisë së Burgjeve:

Stop sendeve të ndaluara në IEVP Durrës

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.

Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.

U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.

Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.

Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

U veçua i paraburgosuri B.G.

U hartua raporti i incidentit.

U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.

Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve.