...
Rayyan Alwan, Fadi Alwan
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për libanezin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan, 22 vjeç.
Ai do të gjykohet në mungesë për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Prokuroria priti nga Gjermania letërporosinë ku duhet të merrej dëshmia e nënës së viktimës dhe të afërmve të saj.
Por në dëshminë e tyre të afërmit e vajzës qe u vra në Tiranë në shkurt 2025 nuk sollën asnjë të re me interes për hetimin.
Më herët Libani e ka refuzuar ekstradimin e babait vrasës.