... Nami.al

GJKKO nesër seancë për Sali Berishën! A do shkelë ish-krueministri në dyert e drejtësisë?!

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar ka caktuar ditën e nesërme për të marrë në pyetje ish-kreyministrin e Shqipërisë Sali Berisha.

Sipas njoftimit të GJKKO seanca gjyqësore do të mbahet të martën në orën 14:00.

“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”,-thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për “Pastrim parash”, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.