... Nami.al

FOTO-LAJM/ Ish-ministri Lefter Koka shfaqet për herë të parë në sallën e gjyqit

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka teksa ka qenë sot në gjykatë, është shfaqur me një pamje ndryshe.

Me mjekër dhe me flokë më të shkurtër se zakonisht, Koka qëndron pas kafazit prej xhami.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin, i cili deklaron pafajësinë e tij.

Kujtojmë se Koka qëndron pas hekurave për shpërdorim detyre për aferën e inceneratorëve.