... Nami.al

U ndje keq në lokal, humb jetën në spitalin e Korçës 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Viktima është ndjerë keq në një lokal në Bilisht.

Për shkak të gjëndjes së rënduar ai u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20-vjeçarit. Policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit.