... Nami.al

GJKKO lë në burg ish-ministrin!

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg” në këmbim të garancisë pasurore në vlerën 20 milionë euro.

Sakaq, Beqaj do të vijojë të qëndrojë në qeli për dosjen SASPAC, lidhur me abuzimin me donacionet e huaja.

Beqaj përdori si argument edhe ndryshimin e praktikës së Kolegjeve të Bashkuara për masën “arrest në burg”, sipas së cilës “arresti me burg” duhet të merret vetëm pasi të jenë shqyrtuar masat e tjera alternative.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut 2024 për dosjen Saspac të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa për dosjen e Sterilizimit po gjykohet pa masë sigurie.

SPAK ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.

Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte.

Aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini.