...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ duke i caktuar masën detyrim paraqitje 2 herë në muaj.
Ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.
Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.
Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.